Formula 1

F1/ McLaren vjen ndryshe, zbuloni ndryshimin e madh

Skuadra me seli në Woking prezantoi njëvendëshen që do t’iu besohet pilotëve Fernando Alonso dhe Stoffel Vandoorne, për të lënë shenjë në Botërorin e këtij viti, atë ku favoritët janë të tjerë, por McLareni do të kërkojë të futet në podium.

Vetura e re e realizuar nga Tim Goss e Matt Morris, sipas analistëve do të shenjojë një përmbysje të tendencave, si në ngjyrë, ashtu edhe në rezultate, pas 3-vjeçarit negativ të lidhur me partneritetin me Hondën.

Tashmë motori i ri furnizohet nga Renault dhe, pavarësisht se nuk premton revolucion, paraqet një risi aerodinamike, sidomos në pjesën e përparme.

Ishte pikërisht Renault, çelsi për të mbajtur në skuadër një kampion si Fernando Alonso. Spanjolli do të mbrojë ngjyrat e McLarenit për të katërtin vit radhazi, në një sezon ku do të impenjohet gjithashtu në garat e Le Mansit me Toyotën.

“Jam kurioz të shikoj këtë makinë në pistë, pasi e di sesa rëndësi ka këtë vit për skuadrën. Shpresoj që të shfrytëzoj potencialin në maksimum. Nëse do të arrijmë të mbajmë pikat e forta të sezonit të kaluar, do të bëjmë një hap përpara”, tha Alonso

Related posts

FORMULA 1/ Antoneli s’ndalet, në Kanada vjen triumfi i katërt radhazi i adoleshentit italian

F.autor

FORMULA 1/ I mbijetoi aksidentit dhe flakëve, piloti Grosjean vendos të rikthehet në pistë

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Ferrari rigjen “Schumacherin e ri” për testet sezonale (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment