Futboll Seria A Sport

4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet këtë sezon ku me golat edhe asistet e tij i ka dhuruar pikë me vlera ekipit toskan.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport” Alesandro Dionisi, ish-trajneri i Empolit, aktualisht me Sasuolon po e ndjek me mjaft interes trekuartistin e Kombëtares shqiptare për ta afruar në merkaton e janarit.

Gjithsesi ekipi toskan nuk dëshiron të privohet nga 22-vjeçari shqiptar i cili konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist.

Related posts

KA NJË KËSHILLË PËR RIVALËT NË “COPA AMERICA”/ Sulmuesi i Brazilit: Për të na mposhtur “Pleshti” dhe Aguero duhet…

Delo.autor

Mesfushori spanjoll i thotë lamtumirë Barcelonës

Sadik.Autor

INTER ZBAVITET PARA 1 MIJË TIFOZËVE/ Lautaro “bishë”, Hakimi ndez motorët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment