Futboll Seria A Sport

“KY ËSHTË MISIONI I KLUBIT TONË”/ Maldini u ngrin buzëqeshjen tifozëve: Mos pritni të bëjmë si Milani i Berlusconit

Tifozët e Milanit ëndërrojnë që klubi kuqezi të bëjë sforcon e fundit dhe të përmirësojë përbërjen me emra shumë cilësorë, në mënyrë që të kthehet përsëri në majën e kampionatit italian. Por Paolo Maldini ka paralajmëruar se mbështetësit nuk duhej të entuziazmoheshin më shumë se sa duhet.

“Nuk duhet të mendojmë Milanin e Berluskonit gjatë merkatos. Ai merrte më të mirët në botë, tani mos pritni goditje prej shumë milionësh. Mundohemi që të jemi të vetëpërballueshëm, ky është misioni i klubit tonë.

Botman? Është një lojtar shumë i mirë, është në pronësi të Lilës deri në vitin 2024. Nuk është i vetmi i aftë, ka edhe të tjerë. Por kemi nevojë, nëse do të marrim një në huazim për gjashtë muaj apo një zgjidhje përfundimtare, gjithçka do të jetë në lidhje me llojin e lojtarit”, tha Maldini.

Related posts

Portugalia, kaos përpara Botërorit Rusi 2018

Sadik.Autor

MILAN-INTER/ Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Madhështore, Italia mposht me penallti Anglinë dhe ngre trofeun në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment