Futboll Sport

E KRYER/ Sulmuesi francez lë “thatë” Milanin, akord total me Frankfurtin në Bundesligë

Randal Kolo Muani ka lënë “thatë” Milanin, teksa ka arritur akordin me skuadrën e Frankfurtit në Bundesligë.

23-vjeçari francez ka pasur një tratativë të hapur me kuqezinjtë nga Milano, por mesa duket oferta e skuadrës nga Bundesliga gjermane ka qenë më joshëse për sulmuesin.

Frankfurti i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare dhe do të jetë lojtari i ri i skuadrës së njohur në përfundim të këtij edicioni futbollistik.

 

 

Me skuadrën e Nantës gjatë këtij sezoni Kolo Muani është aktivizuar në Ligue 1 në 18 ndeshje në total teksa ka shënuar dhe 7 gola.

Related posts

Zidane: Ronaldo? Është më i motivuar se kurrë më parë!

Q.Autor

BBC raporton se dëmtimi ndaj Real Madridit, Salah ka humbur Botërorin

Sadik.Autor

BARAZIM ME GOLA/ Liverpool ndan pikët me Brentford dhe mbetet në krye të Premier

Delo.autor

Leave a Comment