Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marquez jep lajmin e mirë, rinis stërvitjen pas problemeve me shikimin

Piloti spanjoll Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit duket se është gati për t’u rikthyer në pistat e MotoGP. Ai ka patur përmirësime të ndjeshme nga sëmundja e diplopia (vision i dyfishtë i pamjeve) dhe tashmë ka rinisur përgatitjet për sezonin e ri. Piloti ka postuar një foto nga përgatitja individuale që është duke bërë, për të qenë gati për testet e muajti të ardhshëm.

Kjo është hera e parë që pas aksidentit që Marquez pësoi në nëntor, që e detyroi të mos merrte pjesë në dy garat e fundit, që ai rikthehet të stërvitet. “Pragsezon” është komenti i vetëm i pilotit spanjoll të Honda, që jep një sinjal të qartë se këtë vit do të jetë sërish protagonist në pistë. Një shpresë dhe optimizëm për Marquez, duke parë problemet e fundvitit të shkuar që ai pati.

Related posts

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagon FSHF: Kamza të dënohet ekstremisht!

F.autor

EURO 2020/ Sllovakia vendos barazpeshën, “ish-i” i Milanit shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

“LOJTARI MË I MIRË I KOSOVËS PËR 2019″/ Ja kush u shpall fitues midis Vedat Muriqit dhe Rashicës… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment