Futboll Shqipëri Sport

U INFEKTUA ME COVID-19/ Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares tonë, gati të kthehet në stërvitje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka rezultuar negativ me COVID-19, pas tamponit të fundit që ka kryer. 24-vjeçari është kthyer sërish për Specian dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës me Xhenoan.

Manaj kishte rezultuar pozitiv me datë 29 dhjetor së bashku me disa lojtarë të tjerë dhe nuk ishte pjesë në sfidën e djeshme në kampionat me Veronën, e cila rezultoi me humbje për Specian.

Pas testimit të sotëm Manaj është gati për t’u kthyer në stërvitje. Sulmuesi do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajneri Tiago Mota dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e Xhenoas të dielën.

Related posts

E PAPRITUR/ Rrezikohet ndeshja e Liverpool në Champions, anglezëve iu ndalohet të…

Delo.autor

E TRISHTË/ Tragjedia hekurudhore në Greqi, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar

F.autor

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi zëvendëson Ilir Dajën

Sadik.Autor

Leave a Comment