Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Chelsea kualifikohet me “MANITA”, Southampton i Brojës triumfon me përmbysje

Kupa e Anglisë ka dhuruar shumë gola dhe emocione.

Chelsea ka mundur 5-1 në shtëpi Chesterfield, ekip i kategorisë së pestë, dhe ka siguruar një vend në 1/16 e kompeticionit.

Është kualifikuar edhe Southampton-i i Armando Brojës, pas një fitore të pabesueshme 3-2 në kohën shtesë kundër Swansea-s, skuadër e Championship.

Shenjtorët kanë kaluar në avantazh me Redmond në minutën e 8-të, por kanë mbetur me 10 lojtarë në të 30-ën pas kartonit të kuq të marrë nga Valery.

Vendasit kanë arritur të barazojnë në të 77-ën dhe ndeshja ka shkuar me shtesë.

Një shtesë që ka filluar keq për shokët e Brojës, me këtë të fundit që nuk ka patur mundësi t’i ndihmojë pasi është zëvendësuar në minutën e 78-të.

Në fakt, një autogol i Bednarek ka kaluar në avantazh Swansea-n, por reagimi i miqve ka qenë i menjëhershëm. Elyounoussi ka barazuar takimin në të 96-ën dhe Long ka vulosur fitoren në minutën e 102-të.

Fitore e vuajtur edhe për Everton, që ka mposhtur gjithashtu 3-2 në shtesë Hull-in, tjetër ekip i Championship.

Related posts

“AI KA DASHUR…”/ Zidane: Benzema duhet të ftohet nga Kombëtarja e Francës

F.autor

ISH-SULMUESI I REALIT NUK NDALET/ Ylli Adebayor merr vendim e papritur në karrierë

Delo.autor

ANCELOTTI OPTIMIST/ Hamshik është i lumtur, Milik i dobishëm, do të bëjmë…

Isa.Autor

Leave a Comment