Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS IM DUHET TË JETË SI BAYERN”/ Pirlo: Dy koncepte bazë, Ronaldos i tregova oraret…

Andrea Pirlo ka nisur nga puna si trajner i Juventusit dhe e ka bërë duke folur gjatë dhe gjërë në konferencë për shtyp dhe zbërthyer të gjitha temat e mundshme, në një sallë të mbushur plot! Debutimi i tij në pankinë padiskutim që ka ngritur pikëpyetje, sidomos sepse fillimisht u projektua si trajner i ekipit U-23 dhe sot e gjen veten te ekipi i parë, ai që synon të fitojë gjithçka…

Pirlo rivoluzione Juve, colloquio con i giocatori: ecco cosa si ...

“Dua të sjell një entuziazëm, atë që ka munguar në periudhën e fundit. Dua të propozoj një futboll proaktiv, me mjeshtëri të lojës ashtu siç u thashë djemve dje. U thashë dy gjëra: e para është se duhet të kenë gjithmonë topin, e dyta është se duhet të rikuperohet shpejt. Këto janë dy gjërat e para taktike që u thashë dhe besoj te ata”.

Pirlo fa capire che Juve vuole e con chi | Calcio | Calcio | Sport ...

Ndjesia – “U ndjeva menjëherë si në shtëpi, në rehati! Menjëherë u thashë djemve se çfarë kisha për t’I thënë. Deri para ca kohësh isha në anën e tyre, ishte e çuditshme për ta që të më shihnin kështu, por ndihesha mirë. Njoh shumë njerëz jashtë ekipit që kanë punuar me mua, kjo më bëri të ndihem mirë”.

Senatorët – “Nuk ka nevojë të krijoj një pakt me shokë të moshuar të skuadrës ose të rinj. Kur ka një qëllim, duhet të bisedoj me të gjithë”.

Champions – “Bayerni ishte skuadra më e fortë, e pamë atë para bllokimit. Dëshirë për të sulmuar, për të vrapuar, ky është futbolli evropian tani. Nëse nuk vrapon dhe nuk ke cilësi, nëse nuk lufton ta marrësh topin shpejt, atëherë has vështirësi! Ndërsa Bayern është ky model”.

I përzgjedhur – “Do të varet nga rezultatet. Më është thënë si lojtar dhe ajo u bë e vërtetë, por besoj në mundësitë e mia dhe jam i sigurt se mund ta arrij edhe si trajner”

Ronaldo – “Biseduam para se të fillonim, i dhashë thjesht oraret e stërvitjes. Bisedova me të në fushë, për të tashmen, të kaluarën por shumë si njerëzit normalë. Do të kemi kohë për të hyrë në aspektet teknike dhe taktike”.

Related posts

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho projekton merkaton, kërkon transferimin e mesfushorit të Realit

Q.Autor

ULTIMATUMI I FUNDIT/ Zhang presion Inzagh-it, Benfika “vija e kuqe”. Katër emra në tavolinë

F.autor

Leave a Comment