Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ VENEZIA-S/ Pioli: Bashkohem me Allegrin, Interi favorit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i gëzuar për fitoren që skuadra e tij arriti në transfertë me Venecian. Gjithashtu 56-vjeçari nuk i kurseu as elozhet për skuadrën e tij.

“Ne ndodheshim në një situatë emergjente në nëntor, pas luanim shumë ndeshje dhe shumë lojtarë ishin të dëmtuar. Në bëmë mirë në këtë periudhë pushimi. Këto dy fitore na bën mirë” u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Gjithashtu tekniku italian foli dhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve: “Kishim grup të vështirë, por pas Madridit kishim shancet tona. Nuk jemi të lumtur që u eliminuam nga Champions League edhe pse do të kishim më shumë ndeshje për të luajtur” tha 56-vjeçari.

Nuk mund të mungonin fjalët për skuadrën e tij, që dha një performancë fantastike ditën e sotme: “Lojtarët e rinjë po rriten. Për shembull Teo, është rritur shumë në krahasim me një vit më parë. Ne jemi ekip i ri, por jemi rritur shumë. Por ka ende shumë rrugë për të bërë. Alegri ka të drejtë kur thotë që Interi është favorit, ndërkohë që ekipet e tjera janë pak a shumë në të njëjtin nivel” përfundoi Pioli.

Related posts

PAS LARGIMIT TË EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e “bardhebluve”

Delo.autor

Një DUEL “EL CLASICO” për mesfushorin e Juventusit. Bardhezinjtë fiksojnë çmimin

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Kategoria Superiore pret aplikimin, teknologjia VAR në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment