Futboll Sport

MURIQI I MËRZITUR NË ROMËS/ Mesazhe dashurie Stambollit. Edhe gruaja e tij….

Vedat Muriqi është një nga lojtarët që do te largohet nga Lazio. Ëndrra e tij do të ishte kthimi në Turqi dhe sa herë që mund të bëjë deklarata nuk e fsheh dashurinë e tij sidomos për qytetin e Stambollit.

Pak ditë më parë lojtari ishte i ftuar në një transmetim turk në Kanal D dhe bëri këto deklarata: “Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë qytet të bukur – tha ai duke iu referuar destinacionit të tij të pushimeve, që është kryeqyteti turk. Familja dhe une e kemi dashur dhe e duam. Ne përpiqemi të vijmë sa herë që mundemi edhe nëse kemi vetëm një ose dy ditë pushim”.

Lojtari prej kohësh i ka shkelur syrin një rikthimi te Fenerbahçe, por për momentin askush nuk është shfaqur me Taren dhe Lotiton. Edhe gruaja e sulmuesit, nuk e fsheh pakënaqësinë ne Rome dhe dëshirën për t’u rikthyer në Turqi: “Nuk kam qenë kurrë e kënaqur në Romë. Do të doja të kthehesha në Stamboll dhe të lexoja mendjen e presidentit të Fenerbahces”.

Një tjetër mesazh i qartë për një kthim, i cili megjithatë nuk premton të jetë i lehtë…

Related posts

Itali, kompanitë pranojnë baste për rënien e Milan-it në Serinë B

Sadik.Autor

TRIUMFIM MADHËSHTOR/ Lyon përmbys “Topçinjtë” në “Emirates Cup” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment