Formula 1 Të tjera

“BOMBË” NGA BRITANIA E MADHE/ Hemilton nuk garon më në Formula 1 nëse…

Piloti i Mercedes, Luis Hemilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që i shkaktoi dhe britanikut humbjen e kampionatit.

Hemilton iu mohua titulli i tetë në garën e fundit të sezonit, pas një sërë ngjarjesh të dyshimta që ndodhën xhiron e fundit. Sipas BBC, pasojat e asaj disfate e kanë lënë të zhgënjyer britanikun dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e tij në Formula 1, deri sa hetimi për atë garë të përfundojë.

Piloti i Mercedes, e ka humbur besimin te FIA, pasi drejtori i garës, Majkëll Masi, nuk ndoqi preçedentin në zbatimin e rregullave të makinës së sigurisë. Hemilton ka mbështetjen e plotë të Mercedes, ndërkohë FIA është e vetëdijshme për pakënaqësitë e tyre dhe do t’i duhet shumë punë për të rifituar besimin e 37-vjeçarit veçanërisht.

Related posts

E PAZAKONTË/ Donte të dilte në kamera, tifozi shkakton aksident masiv në “Tour de France” (VIDEO)

Delo.autor

Boston përmbys Portland “in extremis”, Lakers surprizojnë Oklahomën

Q.Autor

Luis Ortiz kërcënon Wilder: Kam për t’ia rrjepur lëkurën

Q.Autor

Leave a Comment