Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Paulo Dybala nuk pranon të rinovojë më kontratën me Juventusin

Mes Paulo Dibalës dhe Juventusit, ndoshta bisedimet duhet të rifillojnë edhe një herë nga e para, duke qenë se në 48 orët e fundit tonet janë nxehur më shumë se ç’duhet.

Nëse të martën kishte qarkulluar lajmi se klubi ka vendosur që ta ulë ofertën nga 8 në 7 milionë euro neto, plus 2 milionë të tjera bonuse, është një tjetër deklaratë e fortë e drejtorit të përgjithshëm, Mauricio Arrivabene, pas asaj përpara ndeshjes me Romën (“Dibala të tregojë se i vlen paratë që kërkon”), e cila tensionon edhe më shumë ambientin.

“Ajo që kam thënë për Dibalën vlen për të gjithë lojtarët e Juves. Dua të shoh karakter, grintë dhe dëshirë për të fituar. Aq më shumë nga ai që mban numrin 10 të Juventusit mbi shpatulla. Ka ardhur koha që Paulo ta tregojë se e përballon peshën e këtij numri te ne, pasi kërkesat që bëhen edhe duhet të justifikohen në fushë”, u shpreh Arrivabene.

SHPËRTHEN DIBALA – Por këto fjalë të radhës të ashpra nga drejtori Arrivabene, që Paulo Dibala ndoshta i ka mësuar vetëm në fund të ndeshjes me Interin, kanë irrituar shumë sulmuesin argjentinas.

Të paktën sipas asaj që raportoi dje në mesnatë rrjeti “TyCSports”, futbollisti bardhezi duket se i ka raportuar klubit se nuk ka më ndër mend që të rinovojë marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” dhe do të nisë të vlerësojë ofertat tani e në vazhdim.

Sipas televizionit argjentinas, jo vetëm oferta në ulje, por edhe kritikat e vazhdueshme në kohët e fundit nga drejtori i përgjithshëm kanë nervozuar tepër numrin 10 bardhezi, i cili tani më shumë se kurrë rrezikon që të largohet me parametër zero nga Torino, një luks që Juventusi nuk mund ta përballojë dhe duhet ta shmangë me çdo kusht.

Related posts

“KËRCËNON” PORTIERIN STRAKOSHA/ Pepe Reina: Do të luaj deri sa të…

Delo.autor

“UNË ËNDËRROJ TË GJEJ DIKË ME PERSONALITETIN E TIJ”/ Agjenti Raiola: Ajo ka qenë fitorja më e madhe e Maradona-s

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu, Starton pjesa e dytë në Kamzë

Delo.autor

Leave a Comment