Futboll Kategoria Superiore Sport

“KEMI ENERGJITË E DUHURA”/ Kapiteni i Besëlidhjes: U marrim pikë kryesuesve

Besëlidhja paralajmëron surprizën kundër Bylisit. Patrik Fetaj beson se do ta nisin mbarë vitin, duke u dhënë “shkelmin” luhatjeve të shfaqura në fazën e parë.

Edhe pse vlerëson kryesuesit, kapiteni për “Panorama Sport” tha: “Pas një përgatitjeje rreth trejavore, të shtunën rinis kampionati. Luajmë në Ballsh dhe vështirësia dihet, por vend për frikë nuk ka. Pozicioni që kemi në tabelë nuk na lejon gabime, ndaj na duhet shumë kujdes gjatë këtij rrugëtimi. Ndonëse kemi bërë disa ndryshime me përforcimet e merkatos së janarit, të njëjtën gjë kanë bërë edhe të tjerët dhe kjo duhet të na shtojë vigjilencën”, shprehet Fetaj.

“Vërtet jemi nga fundi, por kemi energjitë e duhura për të nisur ngjitjen në tabelë. Do bëjmë çmos që t’i shkëpusim ndonjë pikë Bylisit, ndonëse duket gjë e pamundur. Në futboll arrihet gjithçka dhe puna gjithnjë shpërblehet” përfundon qendër-mbrojtësi.

Related posts

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Mërgim Mavraj mes Spanjës dhe Italisë

Isa.Autor

PASI ARRITI AFRIME CILËSORE/ Partizani nxjerr në merkato tre lojtarë “Big”, ja emrat

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Trajneri Guardiola do yllin e La Liga-s, zbulohet objektivi i ri i Manchester City-t

Delo.autor

Leave a Comment