Futboll Sport

“KE NJË GRUA TË LIGË NË KRAH”/ Zbulohet mesazhi që ka marrë CR7 nga familjarët e Georgina-s

The Sun, pak ditë para daljes në Netflix të dokumentarit me seri për Georgina Rdoriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo, ka marrë disa dëshmi nga familjarët që kanë sulmuar ashpër vajzën.

“Unë nuk i kam kërkuar kurrë asgjë, ajo e konsideron veten më të mirë se ne sepse nuk jetojmë në luks. Na ka marrë dy herë në telefon që nga momenti që është lidhur me Ronaldo-n”, ka thënë xhaxhai i Georgina-s.

“Kur babai është arrestuar për trafik droge, unë kisha detyrën që të kujdesesha për të dhe motrën, t’i blija fustane dhe të paguaja faturat. Kam bërë gjithçka për atë, ka kaluar gjithë adoleshencën me mua. I kam shkruar në Facebook edhe Ronaldo-s dhe i kam dhënë se ka një grua të ligë në krah”.

Ndërsa motra Patricia ka thënë:

“Kur ka qenë ditëlindja e djalit tim, i kam kërkuar nëse mund të më siguronte një autograf të Ronaldo-s, por ajo më ka thënë jo sepse nuk donte ta shqetësonte gjatë pushimeve”.

Related posts

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Delo.autor

(VIDEO) Cavani, golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, la prapa Ibrahimovicin

Q.Autor

Dy gola të shpejt në miqësoren Francë – Kolumbi

Sadik.Autor

Leave a Comment