Futboll Sport

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar duke shprehur shqetësim.

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret fianlen e Europa Conference League më 25 maj.

UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës, bën të ditur AP News.

Gjithastu delegacioni i saj dëshrion të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.”

UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave.

Related posts

PRITJE MADHËSHTORE PËR DJOKOVIC/ Tenisti serb merr titullin “Qytetar Nderi” në Budva (VIDEO)

Delo.autor

Mateus ka kritika për të gjithë, në shënjestër edhe Maradona me Neymarin

Isa.Autor

INTERI NË “RËNIE TË LIRË”/ Karriera e Spallettit varet nga lojtari që e “përzuri” 3 vite më parë

Delo.autor

Leave a Comment