Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Pamje për dylbi, Barjamaj nuk konsultohet me VAR-in për penalltinë (VIDEO)

Një nga momentet kyçe të ndeshjes së djeshme ishte penalltia e dhënë në favor të Dinamos, në minutën e 42-të, kur Patrik Bardhi u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Belicës dhe Bitrit.

Më pas penalltinë e ekzekutoi kapiteni Ibraimi, i cili u tregua i saktë përballë Hoxhës.

Ky çast ishte edhe më i diskutueshmi i ndeshjes. Pamjet e vendosura në dispozicion janë shumë të dobëta dhe nuk do ta kishim të qartë nëse është apo jo edhe në rast se do ta shihnim dhjetëra herë.

Gjithsesi, në rastin konkret arbitri kryesor Kreshnik Bajramaj nuk vendosi ta shohë rastin në VAR, por akordoi penallti menjëherë.

Kjo do të thotë se ai e ka parë qartë atë kontakt dhe ka qenë i bindur për vendimin e tij.

Related posts

Djokovic mposht Nadal pas dy ditësh lojë, shkon në finalen e Wimbledon

Isa.Autor

ANALIZA/ Tri argumentet nga Champions League e këtij sezoni që çmontojnë “Super League”

Delo.autor

Kur llogaritë në Superiore bëhen me dënimin e Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment