Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Krymi: Nuk ka ndeshje të lehta, kemi nevojë për pikë

Në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit, e cila do të zhvillohet nesër në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp ka folur futbollisti i Vllaznisë, Ardit Krymi, i cili ka analizuar këtë takim për skuadrën shkodrane:

“Jam duke kaluar një moment të mirë. Futbolli luhet në grup dhe kur nuk ke ndihmën e shokëve të ekipit, normalisht që nuk ia del dot mbanë.

Duke pasur parasysh sesi kanë ecur ndeshjet deri tani mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë deri tani. Ndeshje të lehta nuk ka, por duhet të japim shpirtin në fushë dhe të marrim pikë. Hasani dhe Karakaçi janë shkodran dhe janë shokët e mi dhe kam respekt për to, por në fushën e lojës duhet me menduar për ekipin.

Për tre pikë duhet të jemi çdo ndeshje sepse kemi nevojë për pikë. Duke parë që ka shumë ndeshje në lojë nuk është i paarritshëm objektivi titull.”, përfundoi Ardit Krymi

Related posts

KUPA E ITALISË/ Fundjavë e ngjeshur në Europë, fillon futbolli edhe në Itali

Isa.Autor

Luciano Spalletti: Derbi jo vendimtar, me Brozoviçin kam gabuar

Sadik.Autor

Umtiti nuk rinovon me Barcelonën, Manchester United vihet pas tij

Q.Autor

Leave a Comment