Futboll Sport

NË GARË ME BARCELONËN/ Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit

Duket sikur Juvja nuk ngopet së afruari sulmues dhe lajmin bombastik pas firmës me Dushan Vlahoviçin e sjell rrjeti “Sky Sport”.

Bardhezinjtë dje kanë hapur një kanal komunikimi me Arsenalin për të provuar së afruari në skuadër edhe Pier-Emerik Obamejangun.

Ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke parë se në Londër duan ta largojnë me çdo kusht gabonezin.

Për Obamejangun, i cili u kthye me probleme në zemër nga Kupa e Afrikës, pas infektimit me COVID, është në garë edhe Barcelona.

Gjithsesi, katalanasit do të hapnin me qejf krahun, nëse Juvja i garanton se në rast akordi me Obajemangun do t’i lejonte firmën me Alvaro Moratën.

Related posts

Barcelona-Real Madrid/ Ja parashikimi i “El Clasicos” përmes statistikave

Isa.Autor

SHIHET SI NJË PORTIER ME SHUMË TË ARDHME/ Reali i Madrid huazon “gardianin” e talentuar ukrainas…

Delo.autor

Wenger: Liverpoolit i kthejmë reston, Chamberlain nuk duhet ta kisha aktivizuar

Q.Autor

Leave a Comment