Futboll Sport

ZYRTARE/ Eriksen lë pas makthin, rikthehet në futbollin e luajtur. Ylli danez firmos me skuadrën e…

Nuk ka më dyshime, Kristian Eriksen do të rikthehet në futbollin e luajtur dhe këtë do ta bëjë në Premier Ligë. Ylli danez ka firmosur një kontratë me klubin e Brentfordit për 6 muaj.

Mesfushori lë pas krahve makthin e 12 qershorit ku në ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian mes Danimarkës së tij ndaj Finlandës ai rrëzua në tokë përpara minutave finale të pjesës së parë duke pësuar një atak kardiak.

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u sensibilizua me yllin danez i cili falë përpjekjes së mjekëve dhe lojtarëve në fushë u përmend dhe ia doli mbanë të rikthehej sërish në jetë.

29-vjeçari mbylli aventurën e tij me Interin në mënyrë konsensuale sepse ligji i Italisë e ka të ndaluar rreptësisht të luajnë lojtarët me debrifilator në zemër. Fantazisti rikthehet kështu në Premier Ligë pas 2 vitesh ku u transferua nga Totenhemi te skuadra zikaltër e Milanos.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra londineze me anë të disa postimeve në llogaritë e saja zyrtare.

Related posts

ZYRTARE/ Xhemalaj i bashkohet Teutës, rikthim i bujshëm në Durrës (FOTO)

F.autor

ROMA-MILAN/ Treshja Selemakers-Krunic-Leao do të mbështetë Ibrën në majë të sulmit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VIDEO/ Lëvizja ‘ilegale’ e futbollistit të Real Madrid, “vret” karrierën e kundërshtarit

Q.Autor

Leave a Comment