Futboll Seria A Sport

NUK BËNTE PJESË NË PLANET E ALLEGRIT/ Ramsey largohet drejt Skocisë, Juventus e zëvendëson me mesfushorin…

Mesfushori uellsian, Aron Ramsej, ka pranuar të largohet nga Juventusi dhe ekipi që t’i bashkohet kampionëve të Skocisë, Glasgou Rejnxhërs. Me largimin e tij “zonja” ka arritur të afrojë mesfushorin zviceran, Denis Zakaria.

Ramsej kishte një nga pagat më të larta në ekip dhe klubi duhet t’i jepte një zgjidhje sa më parë. Uellsjani nuk bënte pjesë në planet e Alegrit dhe largimi i tij kërkohej prej kohësh.

Së bashku me të priten të largohen dhe Kulusevski së bashku me Bentankur, të cilët kanë arritur një marrëveshje me Totenhem dhe priten të zyrtarizohen së shpejti.

Me largimin e tre lojtarëve, Juventus kështu mund të rregullojë financat dhe për të justifikuar blerjen e Vlahoviç dhe së fundmi Zakaria, i cili ka kryer testet mjekësore në Torino.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Bota në kaos prej Koronavirusit, në Bjellorusi luhet derbi i Minskut! (FOTO)

Delo.autor

Babai i De Jong: Messi e mori në telefon, por nuk kuptohej sepse nuk flet anglisht

Delo.autor

Kush është talenti që po e kërkon gjithë Evropa?

Sadik.Autor

Leave a Comment