Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Një tjetër goditje në merkato, ylli afrikan zbarkon në Barcelonë

Pierr-Emerik Aubamejang është afrimi më i fundit i Barcelonës këtë merkato janari. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi nga Gaboni ka zbarkuar në Katalunjë, ku pritet të firmosë së shpejti.

Nëse çdo gjë ecën ashtu siç e kanë parashikuar mediat spanjolle, Aubamejang do të firmosë shumë shpejtë me klubin dhe do zyrtarizimi do të vijë në orët e ardhshme.

Pas marrëdhënieve që u krisën midis sulmuesit dhe Mikel Arteta, Aubamejang doli menjëherë në shitje nga klubi. Barcelona dhe Juventusi ishin ekipet që kërkonin shërbimet e 32-vjeçarit, por duket se Çavi është ai që do të dalë më i lumturi.

Aubamejang bëhet kështu afrimi i tretë i Barcelonës në këtë merkato janari, pas atij të Ferran Torres dhe Adama Traore.

Related posts

ANALIZA/ Milan mban lart nderin e Italisë, vetëm Real Madrid dhe Barcelona më mirë se “Kuqezinjtë”

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Ibiza-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

“Ylli” i SKËNDERBEUT nuk përmbahet: Golin ia dedikoj vëllai tim Ardit Hoxhajt, nuk e kam…

Isa.Autor

Leave a Comment