Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Nga Gjermania japin lajmin: Ja çfarë do të bëjë Hamilton më 18 shkurt

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik Lewis Hamilton duket se është zgjidhur. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë rregullisht në pistë këtë sezon me Mercedes. Ai do të jetë i pranishëm më 18 shkurt, në prezantimin e makinës Mercedes. Lajmin e konfirmojnë mediat gjermane (RTL), që u referohen burime nga makina gjermane.

Hamilton ka ende edhe dy vite kontratë me Mercedes. Pavarësisht polemikave që pati me komisarët e garës së Abu Dhabi për humbjen e titullit kampion, ai do të vijojë të garojë. Hamilton ka mbyllur prej gati dy muajsh çdo komunikim në rrjetet sociale, pasi mbeti i zhgënjyer.

Pak ditë më parë, Mercedes publikoi një video të xhiruar që në dhjetor 2021, ku Hamilton e Russell (piloti i ri i Mercedes) uronin Vitin e Ri kinez. Kjo lë të mendosh se ai do të garojë, pasi Mercedes nuk mund të publikojë një video me një pilot që nuk do të garojë më për të.

Related posts

LARGOHET ICARDI KËTË VERË NGA INTER/ Ja kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë

Delo.autor

Të fiksuar pas Emanuele Ndoj, në Serie A bëjnë gati milionat

Sadik.Autor

“OPTA” PUBLIKON TOP 11-SHEN TË SERIE A/ Dominon Interi me 3 futbollistë në formacion, mbetet jashtë…

Delo.autor

Leave a Comment