Futboll Sport

ZBULOHET SHPENZIMI I ÇMENDUR I BARCELONËS/ Pagoi 15 milionë euro për lojtarin e Atleticos që nuk e bleu kurrë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shfaq para mediave dhe denoncoi shkeljet e njëpasnjëshme të paraardhësit të tij, Josep Maria Bartomeu, në administrimin e klubit. Pikërisht ky keqadministrim bëri që Barça të zhytej shumë rëndë në borxhe, duke tejkaluar shumë herë shifrat që shpenzonte në krahasim me të ardhurat që siguronte.

Shembulli konkret i shpenzimeve të pakuptimta të katalanasve është ai për lojtarin e Atletiko Madrid, Hoze Maria Gimenez, për të cilin madrilenëve u është paguar një shifër prej 15 milionë eurosh. Por lojtari nuk u ble kurrë.

“Rac1” ka zbuluar se Barcelona kishte kërkuar tre vite më parë De Ligt, por nuk kishte qenë dakord që t’i paguante një komision prej 20 milionë eurosh Mino Raiolës, ndaj hoqi dorë nga holandezi. Kështu, klubi ktheu sytë nga Gimenez duke e bërë objektiv të merkatos.

Ndërmjetësit e klubit siguruan që vlera e futbollistit të ishte 80 milionë euro. Por meqë në atë kohë po negociohej edhe shitja e Antuan Grizman te katalanasit, u kuptua që nuk mund të përballonte të dy blerjet.

Atletiko kërkoi parapagim që të bllokonte lojtarin për verën pasardhëse dhe Barcelona pranoi të paguante 15 milionë euro që të kishte një opsion për transferimin e futbollistit. Opsion që nuk u ekzekutua për faktin e thjeshtë se Barcelona nuk kishte para për ta përballuar blerjen e lojtarit në verën pasardhëse, e goditur rëndë nga kriza financiare.

Related posts

“KEMI BISEDUAR ME SASSUOLO-N”/ Nedved: Juventus ka bërë ofertën e duhur për Locatellin, jemi të bindur se…

Delo.autor

“EURO 2020″/ 53 vite pritje, Anglia mposht Gjermaninë në “Wembley” dhe kualifikohen në çerekfinale

Delo.autor

MUNDI INTERIN/ Kevin Princ Boateng “harron” FUTBOLLIN, tani i futet…REPIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment