Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Skënderbeut është e vështirë t’i heqësh topin nga këmbët, Vlllaznia dhe Partizani ta dorëzojnë shpesh

Përmbledhja e statistikave të pjesës së parë të sezonit në Kategorinë Superiore, të përmbledhura nga “Panorama Sport”, tregojnë raportin që kanë skuadrat me administrimin e topit. E rëndësishme nuk është vetëm të mbash kontrollin e topit, por edhe të mos e humbasësh atë.

Sipas të dhënave të “WYSCOUT’, rezulton se skuadra e cila humbet më pak topin mesatarisht në 90 minuta është Skënderbeut, me 81,53 herë në 90 minuta. Kjo tregon saktësi në lojën e skuadrës korçare, e cila mundohet kështu që të jetë sa më e saktë në veprimet e saj pa u dhënë mundësi kundërshtarëve ta kundërsulmojnë.

Skuadrat që u e humbasin topin më shumë, janë ato të cilat kërkojnë më shumë në fazën ofensive. Kështu, ekipi që humb më shpesh topin është Vllaznia me mesataren 96,24 për 90 minuta në ndeshje, i ndjekur nga Partizani me 94,04. Por duhet theksuar se këto skuadra janë dy më të mirat sa i përket topave të humbur në gjysmëfushën e tyre gjatë ndeshjeve.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Cole: Mou e transformoi Chelsea-n në një klub të tmerrshëm. Me Ancelotti-n kam pirë…

Delo.autor

YJET QË SHKËLQYEN/ Kjo është SKUADRA E JAVËS në Kampionatin Anglez (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Werner ndëshkon Zenit dhe shkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment