Futboll Premier League Sport

E ÇUDITSHME, POR E VËRTETË/ Fanella e stërvitjes së Manchester United vlen më shumë se e Interit dhe Milanit

Junajtid është gati të zbulojë kontratën e re të sponsorizimit të fanellës së stërvitjes. Bëhet fjalë për një akord me platformën e kriptomonedhave “Tezos” me qendër në Nju Jork.

Marrëveshja e vjetër me kompaninë amerikane të sigurimeve “AON” (120 milionë paund për 8 vite), skadoi në fund të sezonit të shkuar. Sipas “The Athletic”, palët kanë rënë dakord për 20 milionë paund në vit (gati 24 milionë euro), duke konfirmuar edhe një herë forcën e markës së Junajtidit.

Mjafton të krahasosh atë që Junajtidi përfiton nga sponsori në fanellën e stërvitjes me atë që Interi dhe Milani në Itali marrin nga sponsorët e fanellës së parë: 16 milionë euro plus bonuset për zikaltrit nga “Socios” dhe 10 milionë plus bonuset për kuqezinjtë nga “Emirates”.

Related posts

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË KRYER/ Inter heq dorë përfundimisht nga Icardi, ja arsyeja

Delo.autor

INTER NË KËRKIM TË FITORES…/ Milan nuk e ka luksin për një hap fals kundër Portos

Delo.autor

Spektakli i tribunave nuk mbetet pas, ja disa nga imazhet më të bukura nga finalja e Moskës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment