Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët…

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë lënë shenjë këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 7,6 ku me Rijekan e tij ka arritur të dhurojë një paraqitje pozitive në fitoren ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

I dyti renditet portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është vlerësuar me notën 7,6 ku ka ruajtur portën e paprekur ku Lacio e tij triumfoi 0-3 ndaj Fiorentinës.

I treti është klasifikuar mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 6,9 ku ka kryer një paraqitje pozitive me Atalantën e tij.

I katërti renditet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, i cili është vlerësuar me notën 6,9, pas një paraqitjeje të këndshme ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” me fanellën e Granadas duke u aktivizuar si titullar që në debutim.

I pesti klasifikohet mesfushori Kristjan Asllani, nga ku vlerësohet me notën 6,9 duke kryer paraqitje mbresëlënëse me Empolin.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE”

Related posts

“TËRBOHET” BARCELONA/ Jo vetëm Martinez e Pjanic, piketon një tjetër yll në Serie A

Delo.autor

Aubameyang vendos rekord te Arsenal

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Laçi mëson kundërshtarin për turin e tretë nëse kalon Molden

Isa.Autor

Leave a Comment