Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E TIRANA-SKËNDERBEU/ Laver Alla gabon vetëm për pak centimetra

Në sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut, tri janë episodet që mund të gjykohen. Alla gabon te penalltia vetëm për sa i përket pozicionit, ndërsa janë edhe dy kartonë të verdhë, por vetëm njëri mund të jepej, megjithatë gjyqtari tregohet zemërgjerë.

Minuta e 41-të: Nga Skënderbeu kërkohet ndërhyrja e VARit, sepse sipas korçarëve, kërkohet VAR për një ndërhyrje të Seferit ndaj Zguros. Kërkohet i verdhi i dytë për sulmuesin. Pamjet tregojnë se të dy lojtarët shtyjnë njëri-tjetrin. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

Minuta e 76-të: Ndërhyrje e fortë e Najdovskit që mund të ishte ndëshkuar me të verdhë. Falet maqedonasi, që nëse merrte të verdhë, mungonte me Egnatian.

Minuta e 94-t: Behiratçe shtyn Mensahnë në zonë dhe për gjyqtarin Alla goditje dënimi. Pas kontrollit me VAR, vendoset për penallti. Edhe pse është një shtyrje e lehtë, është penallti e plotë. Gjyqtari Alla gabon vetëm te vendi, brenda apo jashtë zone, por jep faull që korrigjohet nga VAR-i.

Related posts

Java e 19-të, 5 sfida direkte për të njëjtat objektiva

Q.Autor

Dështoi te Hamburgu/ Mërgim Mavraj pritet të largohet nga futbolli Europian drejt…

Sadik.Autor

MILANIT I DUHET NJË SULMUES/ Pato gati të rikthehet tek “dashuria e vjetër”

F.autor

Leave a Comment