Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen: Titulli nuk u vendos në një garë, kam bërë një sezon fantastik

Max Verstappen ka shfryrë gjithë dufin në lidhje me akuzat se ai nuk e meritonte titullin kampion në Formula 1, pasi në garën e fundit u ndihmua nga komisarët e garës, në dëm të Lewis Hamilton. Piloti holandez, në një intervistë për “The Guardian”, ka përdorur tone të ashpra.

“Të gjithë mbajnë mend vetëm garën e fundit, por titulli nuk fitohet vetëm me një garë. Kam bërë një sezon fantastik, duke dueluar e fituar dhe duke parë në kompleks gjithë sezonin e meritoja titullin. Madje kampionati duhej të ishte mbyllur para garës së fundit në Abu Dhabi”, tha Verstappen.

“Fitorja e titullit nuk duhet të kalojë në hije për shkak të polemikave. Sezoni im dhe i Red Bull ka qenë mjaft pozitiv. Në mjaft gara kam qenë i pafat dhe në pjesën e dytë të sezonit fituam mjaft gara ku nuk ishim favoritë”, u shpreh Verstappen, që gjatë vitit 2021 fitoi 10 gara në Formula 1.

Related posts

Rusia, organizatorja më e dobët e një Botërori e të gjitha kohërave?

Sadik.Autor

PANUCCI PLAS BOMBËN/ DUKA me nivel MBI mesatar, FAJIN që nuk vij në SHQIPËRI e ka…

Isa.Autor

PUTHI NË BUZË FUTBOLLISTIN/ Spanja nis hetimet ndaj shefit të federatës së futbollit për abuzim seksual

F.autor

Leave a Comment