Futboll Seria A Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ VILLARREAL/ Goditje për Allegrin, lideri i Juventusit humbet katër ndeshje

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e hënë nga rrjeti “Sky Sport”, Xhorxho Kielini kishte dalë me dhimbje të mëdha në pulpën e majtë dhe dje frika e madhë është konfirmuar.

Kapiteni i Juventusit ka pësuar një tërheqje të gradës së parë, e cila do ta detyrojë atë që të qëndrojë jashtë fushave për tre javë.

Lajmi i keq për 37-vjeçarin lidhet me faktin se ai do të humbë jo vetëm tri ndeshjet e radhës në Itali, (Sasuolon në kupë, Atalantën në kampionat dhe derbin me Torinon fundjavën e ardhshme), por tani është e sigurt se nuk do të ketë as shpresa për ndeshjen e vajtjes me Vijarealin, në 22 shkurt në Spanjë, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve.

Gjithsesi, fakti që Bonuçi ka rikuperuar totalisht e mban më të qetë trajnerin Alegri.

Related posts

Favoritët e Kupës së Botës sipas Buffonit

Sadik.Autor

REALI “qan” RONALDON/ 4 shtylla dhe 24 raste të humbura nga madrilenët

Isa.Autor

Kroacia i falet një autogoli, e mbyll në avantazh të parën

Sadik.Autor

Leave a Comment