Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. Ai garon me skuadrën Aston Martin, e cila pak ditë më parë ka bërë prezantimin për mediat.

“Së pari, të shohim se në çfarë pike është makina e këtij sezoni. Më pas do të vendos për të ardhmen, por një gjë është e sigurt, që nuk do të tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni”, u shpreh Sebastian Vettel.

“Kam fituar 4 tituj në Formula 1 dhe është logjike që të ëndërroj e synoj të shpallem sërish kampion. Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare, madje mendoj se edhe gara e parë sezonale do të jetë një tip testi për ne”, u shpreh Vettel.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Frikë nga koronavirusi, tifoz me maskë edhe në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

I DHA FITOREN JUVENTUS NË MINUTAT E FUNDIT/ Flet Douglas Costa: Pavarësisht të ftohtit, sot treguam se…

Delo.autor

TRAGJIKE/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur

F.autor

Leave a Comment