Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Sërish protagonist me gol për Mallorcan, ja vlerësimi për “bomberin” Muriqi…

Vedat Muriqi e ka treguar sërish veten në Spanjë.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

Vedat Muriqi barazoi shifrat në minutën e 75-të, kur realizoi një gol të bukur me kokë, për ta vulosur kështu formën fantastikë në të cilën po kalon.

Nga SofaScore, sulmuesi shtatlartë u vlerësua me notën 7.3, e dyta më e larta në ekip pas atij të Jaume Costas, 7.6.

Muriqi kështu shkon në kuotën e dy golave dhe një asisti në tri ndeshjet e para në La Liga.

Related posts

Në Shqipëri mund të luajë vetëm me Kukësin, Nijas Lena vendos për të ardhmen

Q.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ E ardhmja e Thomas Strakoshës në Premier tek…

Delo.autor

(FOTO) Milan – Lazio, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment