Futboll Kategoria Superiore Sport

PROTESTAT I KUSHTOJNË SHTRENJTË BRDARIC/ Trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

Thomas Brdariç ka treguar në këtë sezon e gjysmë në drejtimin e Vllaznisë se është një trajner shumë impulsiv gjatë ndeshjeve. Shpërthimet e tij janë bërë të famshme, por tani kanë filluar edhe t’i kushtojnë shumë shtrenjtë teknikut të skuadrës shkodrane.

Një protestë e zëshme ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Partizanit, i kushtoi kartonin e verdhë dhe për trajnerin, ky ndëshkim kishe shumë peshë, pasi ishte i katërti në këtë sezon. Kështu, Brdariç do të jetë i detyruar që të mungojë në ndeshjen e radhës të skuadrës së tij pasi ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë dhe duhet të jetë në tribunë.

Brdariç do të mungojë në një nga sfidat më delikate të sezonit për shkodranët, duelin në transfertë ndaj Skënderbeut. Një sfidë e cila ka marrë një rëndësi të madhe për ekipin duke pasur parasysh se me kë përballen rivalët direkt në renditje, pasi Tirana kryesuese ndeshet me Laçin e vendit të dytë ndërsa Kukësi luan ndaj Teutës. Për këtë duel do të jetë i graduar trajner i parë Elvis Plori, ndërsa Brdariç do të duhet që të ndjekë gjithçka nga tribuna në stadiumin “Skënderbeu”.

Related posts

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ UEFA zgjedh 20 më të mirët e Championsit, surprizë mungesa e… (FOTO)

Delo.autor

E VËRTETA/ SPALLETTI frenoi qëllimisht VIDALIN, s’donte tjetër si NAINGOLAAN

Isa.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Milani e “Zikaltërit” bien dakord, prishet “San Siro” për…

Delo.autor

Leave a Comment