Futboll Kategoria Superiore Sport

DOPIETA NDAJ TIRANËS/ “Heroi” Kaina: E falenderoj stafin që më besoi, ja kujt ia dedikoj golat…

Heroi i krutanëve, Kaina Nunes, shënoi dopietë në përballjen e djeshme me Tiranën duke u dhënë tri pikë të arta krutanëve të cilët tashmë kanë lënë vendin e fundit. Braziliani, i cili erdhi në huazim nga Vllaznia te krutanët, foli për gazetën pas triumfit.

“Jam shumë i lumtur që fituam dhe sigurisht edhe për golat, të cilët ia dedikoj familjes. Shpresojmë që kjo ndeshje të na shërbejë për vazhdimësi dhe të arrijmë të marrim rezultate të mira edhe në ndeshjet e ardhshme.

Te Kastrioti erdha në janar dhe gradualisht po përshtatem, shpresoj që të bëj mirë në vazhdim. E falënderoj stafin që më ka besuar. Golat? Shpresoj që të shënoj sa më shumë, e duke shënuar ndihmoj edhe ekipin”, tha sulmuesi për “Panorama Sport”.

Related posts

Cillessen qëndron te Barça, por me këtë kusht themelor

Sadik.Autor

Po shkëlqen me Liverpoolin/ SHAQIRI është gati për spektaklin e mbrëmjes

Isa.Autor

U FOL PËR LARGIMIN NGA PSG-JA/ Nejmar vendos për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment