Futboll Sport

E PAZAKONTË NË BULLGARI/ Lojtari në vuajtje nga dhimbjet, ambulancës nuk i hapet… dera (FOTO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në futbollin bullgar dhe aq më tepër në një sfidë derbi, ku portieri pësoi një dëmtim të rëndë.

Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë dhe u pa se duhej dhe ndihma e ambulancës për ta nxjerrë jashtë fushës portierin, por kjo e fundit nuk bëri ndonjë ndihmë të madhe.

Në momentet kur stafi mjekësor ishte gati për të futur lojtarin në ambulancë, dera e saj nuk po hapej. Edhe lojtarët e tjerë në fushë u munduan të hapnin derën e ambulancës, por më kotë.

Kjo skenë zgjati për disa minuta, deri sa pas shumë goditjeve që i dhanë, dera u hap dhe portieri u largua nga fusha. Pas kësaj loja startoi sërish.

Related posts

SHQIPËRI-KOSOVË/ Aksioni fantastik, Balaj kalon në avantazh “kuqezinjtë” e Rejës (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË VIJ NË SHQIPËRI PËR NDESHJEN E KOMBËTARES”/ Gjasula: Nuk është fundi i botës nëse s’dalim të parët në grup

Delo.autor

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Arsenali nxjerr në shitje sulmuesin që erdhi me bujë të madhe

F.autor

Leave a Comment