Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Gjyqtari Jorgji gaboi tek penalltia, e korrigjoi VAR-i (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Dinamos ishte shumë e vakët, me pak raste dhe rrjedhimisht, edhe gjyqtarët nuk kishin shumë punë për të bërë.

Gjithsesi, në rastin e kartonit të kuq të Muratajt, Jorgji gaboi. Jo për kartonin e kuq, por për pozicionin ku ndodhi faulli. Fillimisht, pa u konsultuar me VAR-in, elbasanasi akordoi penallti dhe karton të kuq për Muratajn, i cili ndali me duar Siljanovskin.

Më pas ai shkoi në ekranin e VAR-it dhe shqyrtoi rastin për më shumë se tri minuta.

Në fund gjyqtari e ndryshoi vendimin dhe akordoi karton të kuq për Muratajn dhe goditje dënimi në kufijtë e zonës në favor të Dinamos.

Ky ishte edhe rasti më i përfolur i kësaj ndeshjeje, teksa nuk u regjistrua më tej ndonjë moment, që do të ndikonte në rezultatin e ndeshjes dhe kërkon rëndësi të veçantë.

Një tjetër rast i përfolur ishte në minutën e gjashtë, kur Sidibe i bën një ndërhyrje Skukës në hyrje të zonës, por gjyqtari e pa si të pastër.

Në fundin e pjesës së parë, një tjetër duel i përfolur ku sërish ishte protagonist Skuka, kësaj radhe me Patrik Bardhin, por dhe kësaj here gjyqtari nuk e pa si faull.

Related posts

Mijëra qytetar me lotë në sy, përcillet për në banesën e fundit legjenda Fadil Vokrri

Sadik.Autor

Juventus – Verona, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

MERKATOJA E VERËS/ Premier League, “lokomotiva” e shpenzimeve për blerjen e futbollistëve

Isa.Autor

Leave a Comment