Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR PËR INTERIN/ UEFA nis procedim për shkelje të Fair Play Financiar

Kthehet makthi i sanksioneve të UEFA-s për Interin. Zikaltrit, edhe pse po kalojnë një nga periudhat më suksesshme sportive në dekadën e fundit, duket se nuk kanë kaluar ende telashet financiare dhe tashmë mund të përballen përsëri me sanksione në arenën ndërkombëtare.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se UEFA ka hapur një procedim zyrtar kundër klubit për shkak të mospërputhjes me normat të bilanceve financiare për vitet 2018, 2019, 2020 dhe 2021. Klubi i ka dorëzuar dokumentacionin e plotë inspektorëve të UEFA-s për vitet financiare në diskutim dhe së shpejti pritet të ketë një takim në zyrat e institucionit për të shpjeguar arsyet se pse nuk është arritur targeti financiar për t’i shpëtuar sanksioneve në bazë të planit disavjeçar.

Interi shpreson që të bindë UEFA-n se shkaku kryesor i shkeljes së normave është kriza financiare e shkaktuar nga pandemia, por nga klubi nuk përjashtojnë as mundësinë që zikaltrit të përballen me sanksione financiare apo sportive.

Related posts

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Isa.Autor

KOSOVA PRANË HISTORISË/ Trajneri dhe lojtari i LACIOS bien dakord: Duam…

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Një përballje që do të dhurojë spektakël në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment