Futboll Sport

ZGJEDHJET NË FSHF/ “Associated Press”: U shtynë pas akuzave të Bashkisë së Tiranës për korrupsion dhe…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkonte mandatin e tij të 6 në drejtimin e futbollit shqiptar, ka bërë sot prapakthehu dhe ka deklaruar se do të kërkojë në Asamblenë e 2 marsit që zgjedhjet të zhvillohen në një datë tjetër, pasi të sqarohet çështja e Shoqatave Rajonale. Lajmi është trumbetuar edhe në agjencitë ndërkombëtare, me “Associated Press” që ka raportuar fjalët e Dukës në postimin e tij rreth këtij vendimi.

“Një gjykatë shqiptarë të hënën pezulloi Dukën dhe dy zyrtarë të tjerë nga postet e tyre. Federata ka qenë në konflikt me Bashkinë e Tiranës, një prej aksionerëve të një prej anëtarëve kryesorë të FSHF-së, të cilën e akuzon për korrupsion dhe manipulimin e procesit të votimit”, shkruhet në artikullin e agjencisë së njohur ndërkombëtare të lajmeve.

Related posts

Sarri fol pa “dorashka”/ Këtij lojtari i falem symbyllur, i kam besuar fatin tim tek Chelsea

Isa.Autor

DOPIETË DHE KTHESË/ “GJYSHI” Quagliarela kap CR7 në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Talenti Hauge i dhuron fitoren Milan dhe siguron vendin e parë në grup

Delo.autor

Leave a Comment