Futboll Sport

“DO TË TË VRAS”/ Nuk kanë fund skandalet me presidentin e PSG-së. Gjyqtari i ndeshjes me Realin tregon dhunën

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka qenë protagonisti negativ i mbrëmjes së të mërkurës. Pasi ka klubin e tij të eliminohej nga Liga e Kampioneve përballë Real Madrid, presidenti i francezëve, ka qenë pjesë e një incidenti të shëmtuar e pa precedent në këto nivele të futbollit botëror, pasi ka tentuar të sulmojë gjyqtarët dhe ka kërcënuar me vdekje një punonjës të klubit të Realit.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai është ulur në dhomat e zhveshjeve dhe duke sharë e goditur dyert, ka tentuar të gjejë gjyqtarët për t’i sulmuar. Ai ka ngatërruar dhomë dhe është futur duke sharë në atë të një prej punonjësve të Real Madrid. Mediat spanjolle raportojnë se e gjithë skena është filmuar me celular nga një punonjës i klubit dhe aty Al Khelaifi është tërbuar edhe më shumë duke iu vërsulur atij, “Do të të vras” kanë qenë thirrjet e tij drejt punonjësit të Real Madrid, siç bën të ditur “Marca”. Vetëm ndërhyrja e truprojave ka evituar një situatë edhe më të rënduar, ndërsa Leonardo ka shërbyer si negociator që videot e regjistruara të fshiheshin nga celulari.

Por agresioni i Al Khelaifit, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka qenë publik dhe ka përfunduar edhe në protokollin e gjyqtarit holandez Dani Makeli. Ky i fundit ka detajuar sjelljen e papërshtatshme të tij, duke bërë që kjo situatë të përfundojë edhe para komisioneve disiplinore të UEFA-s.

“Presidenti dhe drejtori teknik i PSG-së treguan një sjellje agresive dhe tentuan të hynin në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve. Kur gjyqtari i kërkoi që të largoheshin, bllokuan derën dhe presidenti goditi me qëllim flamurin e një prej asistentëve, duke e thyer”, shkruhet në protokoll për sjelljen e Al Khelaifit pas përfundimit të sfidës.

Related posts

E detyroi të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta, Salah i kërkon ndjesë portierit kundërshtar

Q.Autor

DISFATA NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Flet trajneri Pioli: 95 minuta pa frikë, tek “Kuqezinjtë” nuk…

Delo.autor

E deklaron babai i tij: Cana shumë shpejt do të drejtojë një klub të madh europian

Sadik.Autor

Leave a Comment