Futboll Sport

“REFUZOI” MESSIN DHE NEYMARIN/ Mbappe qëndroi 15 minuta me Benzema pas humbjes

Kylian Mbappe dhe Karim Benzema shënuan të pesë golat e ndeshjes Real Madrid kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, megjithatë kishte vetëm një fitues dhe ishin Los Blancos ata që arritën fitoren e kthimit për të arritur në çerekfinale.

Ky ishte një zhgënjim i madh për Mbappe, por ai u ngushëllua pas ndeshjes nga shoku i tij Benzema.

Ata ishin kundërshtarë në këtë ndeshje, por janë miq të mirë në kombëtaren e Francës, ndërsa pritet të jenë bashkëlojtarë sezonin e ardhshëm kur Mbappe të nënshkruajë për Real Madridin.

Pas fishkëllimës së fundit, dhe pasi stadiumi u zbraz, dy francezët patën një bisedë 15-minutëshe në një nga dhomat pranë dhomave të zhveshjes së ekipit.

Mbappe prefeori të shijojë një moment më të qetë me Benzeman se sa të qëndronte me shokët e ekipit.

Related posts

Merkato e janarit/ Tifozët e Real Madridit zgjedhin sulmuesin që duhet të blejë presidenti Perez

Q.Autor

Pochettino, Low dhe Klopp kandidatët për stolin e Real Madrid

Q.Autor

“FURTUNË” EDHE TEK TEUTA/ Shkarkohet trajneri Bledi Shkëmbi

F.autor

Leave a Comment