Futboll Sport

REALIN E MADRIDIT E ZË PANIKU PËRPARA BARÇËS/ Ylli i skuadrës në rrezik serioz për “Klasiken”

Te Reali vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e kapitenit Karim Benzema, i cili la fushën e lojës i dëmtuar pas suksesit 0-3 të dielën në Majorka.

Trajneri Ançeloti u mundua të qetësonte tifozët e Realit, duke bërë me dije se Benzema nuk ka ndonjë problem serioz. Por në fakt situata nuk është dhe aq rozë sa duket.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se si kapiteni ashtu dhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendi do ta kenë të vështirë të riaftësohen në kohë për takimin e së dielës kundër Barcelonës.

Benzema është shfaqur të martën në qendrën stërvitore të Realit ku është takuar me fizioterapistin e klubit, si dhe me përgatitësit atletikë.

Kapiteni ka shfaqur dëshirën e tij për të qenë në fushë, por sipas gazetës “Marca” sinjalet e para nuk janë dhe aq pozitive.

Megjithatë, dita e sotme do të jetë vendimtare për të kuptuar gjendjen e sulmuesit francez, teksa ai do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike. Mungesa e Benzemasë do të ishte një humbje e madhe për Realin, duke parë formën e tij, por dhe peshën që mban në ekipin e Ançelotit.

Related posts

KUKËSIT NUK I DEL INATI ME ET’HEMIN/ “Verilindorët” ndjekin çështjen në FIFA. Ja çfarë kërkojnë…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET “ZIKALTËR”/ Conte do Kumbullën, Interi ul çmimin për Godin

Delo.autor

Lojtari meksikanë thyen rekord, merr kartonin e verdhë më të shpejtë në historinë e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment