Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool-i fluturon në gjysmëfinale, edhe milionerët e Manchester Cityt mes katër më të mirave të Europës

Livepool 3-3 Benfica

Liverpool vazhdon më tej ëndrrën Champions League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp shkon në Gjysmëfinale, pasi eliminoi Benfican. Ndeshja e parë në Portugali ishte fituar 1-3, ndërsa sonte në Anfield sfida u mbyll 3-3.

Në minutën e 12-të, Everton do flirtonte me golin, por nuk do mund të realizonte dot. Kur nuk shënon, e pëson.

Në minutën e 21-të, ekipi i Klopp do merrte epërsinë me Konate. Futbollisti do fluturonte mbi të gjithë, duke realizuar me kokë.
Në të 32-tën, portugezët do vendosnin ekuilibrat me Ramos. Kishte dyshime për Offside, por pas një kontrolli nga VAR, goli u quajt i rregullt.
Nga dhomat e zhveshjes, Liverpool do vinte i karikuar. Firmino do përshendeste rrjetën në minutën e 55-të.
Me qetësinë e duhur vjen edhe goli i 3-të. Sulmuesi brazilian thellon shifrat në të 65-tën, pas një assisti të Tsimikas.

Yaremchuk në minutën e 73-të do tregonte se ekipi nga Portugalia kërkon të dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Goli i 3-të vjen pas një assisti të Grimaldos.

Benfica do shënonte edhe të 3-tin me Nunez, 8 minuta nga fundi.

Te ekipi i Verissimos duhet të kënaqen me pjesëmarrjen, pasi përballë një kundërshtari të tillë, nuk mund të bësh diçka tjetër.

Atletico Madrid 0-0 Manchester City

Një biletë për në gjysmëfinale e pret edhe Manchester City. “Djajtë e kuq” kishin fituar 1-0 me Atletico Madrid në aktin e parë, ndërsa sonte në Ëanda Metropolitano nuk pati gola.

Në minutën e 30-të, “Qytetarët” do kishin shans për të “tundur rrjetën” me Gundogan, por turku s’do ishte efektiv.Djemtë e Guardiolës bënë siç duhet lojën që dëshiron trajneri i tyre, duke poseduar mirë topin dhe duke mos i lënë hapësira rivalit.

Pjesa e dytë do niste me spanjollët më kërkues. Ngacmimi i parë do vinte nga Griezmann, i cili provon me një të majtë tejet të rrezikshme.

Në minutat e fundit,  Los Colchoneros rritën ndjeshëm presingun, por vetëm kaq. Mahrez me shokë mbeten në garë për trofeun me veshë të mëdhenj.

Related posts

La Mavrajn jashtë skuadre, Titz shpjegon vendimin

Sadik.Autor

Mertenes te Man.United, Mourinho paguan klauzolën?

Sadik.Autor

“CHRIS TË DUA”/ Shikoni momentin kur bomberi Lukaku ia dedikon Eriksen golin me Belgjikën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment