Futboll Sport

TENSION I ASHPËR NË SPANJË/ Lojtarët sulmojnë dhunshëm portierin kundërshtar pas përfundimit të takimit

Një skenë jo e këndshme ka ndodhur në Ligën e Dytë Spanjolle, ku portieri i real Oviedos u sulmua nga disa lojtarë të Sporting Gijonit.

Në këtë sfidë që cilësohet një derbi në Spanjë, Ovideo fitoi me shifrat 1-0 dhe festa e portierit nuk u prit mirë nga lojtarët kundërshtarë.

Në fillim, Hoan Femenias shihet duke debatuar me një prej rivalëve të tij. Më pas shtatë lojtarë të tjerë erdhën dhe e sulmuan portierin në një mënyrë të dhunshme.

Ende nuk dihet se pse ndodhi vërtet kjo ngjarje, por pas përfundimit të takimit, trajneri i Real Oviedos i kërkoi falje tifozëve dhe lojtarëve të Sporting Gijon, nëse ata janë ndjerë të ofenduar nga festa e portierit të tij.

 

VIDEO

Related posts

“BESOJ SE KEMI NJË EKIP TË FORTË PËR TË PËRBALLUAR RIVALËT”/ Sulmuesi Cara: Objektivat? Ne do hyjmë në fushë për…

Delo.autor

Lajmi i tmerrshëm i vdekjes së Astorit, shtyhen të gjitha ndeshjet e Serisë A

Q.Autor

LIVE/ PSV shtang Interin, zikaltrit momentalisht jashtë. Liverpooli i merr vendin Napolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment