Futboll Sport

KUALIFIKMI NË FINALEN E KUPËS/ Inzagi kërcënon Milanin: Tani i kapim edhe në kampionat

Simone Inzagi fitoi derbin e parë të tij në stolin e zikaltërve dhe e bëri këtë duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë dhe në fund, trajneri nuk e përmbajti gëzimin e tij duke komplimentuar skuadrën për paraqitjen e bërë.

“Djemtë ishin fantastikë, ne goditëm në momentin e duhur me inteligjencë dhe freski. Donim patjetër ta fitonim këtë derbi dhe e merituam finalen në fushën e lojës me prezantimin tonë”, e nisi fjalën e tij tekniku që shpreson se kjo do të shërbejë si një shtysë më shumë në këtë fund sezoni.

“Shpresoj që sezonin ta mbyllim si duhet, pasi ne kemi punuar për këtë që nga korriku. Fituam Superkupën në janar dhe kemi një tjetër finale për të luajtur. Pastaj kemi edhe kampionatin, që do e kurorëzonim në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Inzagi që mbi lojën e skuadrës së tij tha:

“Ne kemi pasur një muaj e gjysmë në të cilin kemi shpenzuar aq shumë fizikisht dhe mendërisht. Kemi punuar dhe tani marrim frytet tona. Po ndjekim Milanin në kampionat, por do të luftojmë deri në javën finale”.

Në fund një koment mbi vendosjen: “Korrea bëri mirë, ashtu siç bëjnë të gjithë sulmuesit e mi. I kam pranuar kritikat konstruktive dhe i kam kthyer në shërbim të skuadrës sime.

Na kanë quajtur favoritë dhe na kanë dëmtuar, por ne kemi punuar në të gjitha fazat dhe do t’ia dalim. Sot fituam në një ‘San Siro’ të mbushur me tifozët tanë. Është e pabesueshme”.

Related posts

FITUAN “KUPËN E MBRETIT”/ Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë…

Delo.autor

KUSH ËSHTË NEDIM BAJRAMI? Djaloshi me zemër të madhe që i tha jo Zvicrës dhe priti Shqipërinë

Delo.autor

TRIUMFOI NË TESTIN ME LUGANON/ Antonio Conte e nis me fitore aventurën me “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment