Futboll Sport

ZYRTARE/ Ndodhet aktualisht në zonën Champions, Arsenali merr vendimin për Mikel Artetën

Tashmë është zyrtare, Mikel Arteta ka vijuar bashkëpunimin me klubin e Arsenalit për të paktën edhe tre vite të tjera.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i “Topçinjve” të Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku njoftojnë se trajneri spanjoll ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2025.

40-vjeçari iberik është në krye të skuadrës së Arsenalit që nga 22 dhjetori i vitit 2019, ku gjithsej ka koleksionuar nga 126 ndeshje, 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.

Përveç Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë edhe asistent i ekipit të parë të Mançester Sitit.

Aktualisht “Topçinjtë” në Premier Ligë renditen në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 63 pikëve, ku kanë ende dhe katër sfida deri në përfundimin e kampionatit.

Related posts

RISIA/ Përveç Championsit dhe “Europa “League”, ja kompeticioni i tretë për klubet në Europë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Icardi kërkon rikthimin në Itali, sulmuesi argjentinas i vetëofrohet tek klubi i madh…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020: Mbylllet ndeshja Spanjë-Poloni. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment