Futboll

Ja kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona ka mposhtur Chelsean 3:0, për t’u bërë kështu skuadra e tetë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tashmë dihen tetë skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me Barcelonë si të fundit, pasi eliminoi Chelsean.

Shorti për këtë fazë do të hidhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës nga ora 12:00.

Në çerekfinale çdo skuadër mund të luajë ndaj se cilës, pra nuk ka ndalesë për skuadrat e një shteti.

Tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë: Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Manchester City, Liverpool, Roma, Juventus dhe Bayern Munich.

Related posts

DONIN TIFOZË PRANË SKUADRËS SË TYRE/ Shikoni gjetjen e veçantë nga shteti europian

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ CR7 s’iu shënon asnjëherë në shtëpi “zikaltërve”, Lukaku “fiket” kundër “bardhezinjve”. Ja statistikat…

Delo.autor

Guardiola rikuperon për 14 ditë Sané, pritej të mungonte 6 javë

Q.Autor

Leave a Comment