Futboll Sport

“LARGOHEM NGA KËTU”/ Mesfushori i Interit me sondazh për të ardhmen

Mund t’ju them vetëm që do të largohem që këtej”, është fjalia që mësohet të ketë thënë Arturo Vidal, e sjellë nga spanjollja “Las Ultimas Noticias”, sipas së cilës mesfushori e ka deklaruar largimin mes miqve të tij.

Për ta përforcuar ka menduar vetë kiliani i Interit që në profilin e tij në “Instagram” ka bërë një sondazh mbi klubin e ardhshëm të tij, ku si opsion kishte vendosur Flamengon dhe Kolo Kolon.

Sipas rezultatit të postuar nga 34-vjeçari i Interit, kanë fituar brazilianët, klub që jo pak herë është përfolur si e ardhmja e tij. Vidal që mund të ndërpresë kontratën një vit para përfundimit pritet të zgjedhë Flamengon për vazhdimin e karrierës.

Related posts

SALAH EMOCIONON BOTËN/ Shikoni si stërvitet me vogëlushin që i mungojnë këmbët (VIDEO)

Delo.autor

Lacio e Tomas Strakoshës e nis me gol “betejën e Championsit” (VIDEO)

Sadik.Autor

MPOSHTI CERRONE PËR 40 SEKONDA/ McGregor prek me gjestin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment