Futboll Sport

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Benzema: Krenar për këtë ekip, triumfi në shtëpi është special

Eksperienca triumfoi mbi gjithçka. Karim Benzema u bë një nga lojtarët e shumtë të Realit të Madridit, i cili fitoi Champions-in e pestë në karrierë dhe sulmuesi francez nuk ka se si të mos jetë i lumtur.1

Mbrëmja do të kishte qenë më perfekte, vetëm në rast se francezi do të kishte shënuar ato dy golat që e ndanin nga rekordi i Kristiano Ronaldos (17 gjatë një sezoni të vetëm).

Por sulmuesi 34-vjeçar i cili mori prej dore skuadrën duke nisur nga faza e 1/8-ave me PSGnë, Çelsin dhe më pas edhe Mançester Sitin, është i lumtur edhe kështu.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë për këtë skuadër. Fituam dy trofe këtë sezon dhe me meritë. Ishte një ndeshje e vështirë, por e tillë është gjithnjë në Ligën e Kampioneve dhe akoma më tepër kur bëhet fjalë për një finale. Do të thotë shumë që fitoj një tjetër trofe të Ligës së Kampioneve në shtëpinë time”, tha golashënuesi më i mirë i këtij sezoni me 15 gola.

Në fakt, 34-vjeçari e gjeti rrugën e golit, por ai u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, ai e vlerëson pozitivisht atë moment, sepse e shikon si pikën e kthesës së ndeshjes:

“Një finale është e vështirë, psikologjike, ka pauza… Nuk kishim një ritëm të mirë të ndeshjes, por shënuam një gol në pozicion jashtë loje dhe ai na ktheu në ritëm.

Në pjesën e dytë luajtëm si gjithmonë për të fituar ndeshjen”. Pastaj edhe një koment për zgjedhjen e Mbapesë për të qëndruar në Paris:

“Do të më pëlqente që ai të realizonte ëndrrën dhe të luante për Realin. Ai zgjodhi PSG-në dhe ne duhet ta respektojmë. Është i ri, ishte zgjedhja e tij dhe ai ka shumë përgjegjësi”.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Kapiteni Kallaku shtang Austrinë me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

“TIRANA E KA FITOREN NË XHEP”/ Shikoni si “Macja e zezë” i pret rrugën PARTIZANIT (VIDEO)

Isa.Autor

BËN KRAHASIMIN MES MOURINHO DHE GUARDIOLËS/ Samuel Eto’o: Njëri ka fituar Champions me Porton, tjetri…

Delo.autor

Leave a Comment