Futboll Sport

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Reali i Madridit ngriti në qiellin e Parisit trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të 14-të në historinë e tij.

Madje, as polemikat, me Realin e Madridit dhe Liverpulin që kanë akuzuar UEFA-n dhe policinë franceze për problemet e shumta me të cilat u shoqëruar finalja e 28 majit.

Por mes premtimeve për hetime të pavarura e ndjesës publike të UEFA-s, kjo e fundit ka nxituar të publikojë datat e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Sikurse shumë aktivitete të tjera futbollistike në Europë, edhe sezoni 2022-2023 i Ligës së Kampioneve do të jetë shumë i kushtëzuar nga zhvillimi i Kampionatit Botëror në Katar në muajt nëntor-dhjetor të këtij viti.

Kjo ka bërë që UEFA të ndryshojë datat e zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, duke ngushtuar datat me qëllim që gjithçka të mbyllet përpara 21 nëntorit që përkon edhe me datën e fillimit të Kampionatit Botëror. Pak a shumë do të jetë një sezon gati ekspres në Ligën e Kampioneve.

Pa u ndalur te faza eliminatore, ndeshjet e fazës në grupe do të luhen me një kalendar mjaft të ngjeshur.

Takimet e para në grupe do të luhen në datat 6-7 shtator, teksa takimet e fundit në grupe do të luhen në datat 1-2 nëntor 2022.

Zakonisht, faza në grupe në Ligën e Kampioneve mbyllet në javën e dytë të dhjetorit, por me Botërorin përpara, faza në grupe do të mbyllet një muaj më parë.

KL

Related posts

(VIDEO) Ronaldo shënon dhe përgjaket, largohet nga loja

Q.Autor

Dështoi në Botëror/ Kjo është nota befasuese për Ronaldon pas eliminimit! (FOTO)

Isa.Autor

LËVIZJA MJESHTËRORE/ Shikoni si Rashford “turpëron” shokun e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment