Futboll Sport

ZYRTARE/ “E kam ditur gjithmonë që herët apo vonë…”, lojtari i Interit konfirmon largimin nga futbolli i luajtur

Aleksandër Kolarov i ka dhënë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur.

Mbrojtësi serb, i cili ishte në skadencë kontrate me Interin më 30 qershor, me anë të një letre drejtuar medias italiane “ANSA” ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare.

Në letrën e shkruar ai ka deklaruar se menjëherë do të nisë punën për të nisur kursin e skautit dhe të drejtorit sportiv:

“Sot i them lamtumirë futbollit. E kam ditur gjithmonë që herët a vonë kjo ditë do të vinte dhe, pavarësisht kësaj, jam mirënjohës që kam arritur të realizoj atë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Tashmë jam projektuar drejt ‘jetës sime të dytë’ në botën e futbollit.

Dhe për këtë, sapo të publikohen njoftimet, do të regjistrohem në kurset e kualifikimit, fillimisht si skaut dhe menjëherë më pas si një drejtor sportiv në Qendrën Teknike Federale të Coverçianos”, ishte letra e Aleksandër Kolarov.

Më parë serbi ka mbajtur veshur edhe fanellat e OFK Beograd, Lacios, Mançester Sitit dhe Romës.

Në sezonin që përfundoi në Serinë A me fanellën e Interit, Kolarov u aktivizua gjithsej në 3 ndeshje, por pa mundur dot të shënojë gol dhe të dhurojë asist.

Related posts

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

Neymar vs Griezmann, dueli i të ardhmes për fronin e “mbretit”

Sadik.Autor

LEGJEONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Sadiku tek Bakaj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment