Futboll Seria A Sport

MILAN NDËRHYN PËR PAULO DIBALËN/ Tratativa me Interin… pezull

Paulo Dibala tek Interi dukej e kryer, por tani situata ka ngecur.

DIBALA

Argjentinasi është ende në pritje që Interi të krijojë hapësirat për të në repartin ofensiv dhe përveç kësaj të lehtësojë edhe llogaritë nga rrogat, për t’i siguruar atij kontratën 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus 1 milionë në formë bonusesh, që i janë premtuar.

Gjithsesi, tratativat për sulmuesin momentalisht janë lënë në heshtje dhe këtë javë nuk është parashikuar ende asnjë takim mes palëve.

 

 

Me 28-vjeçarin që ndodhet në Majemi ku po kalon pushimet, e gjitha është në dorën e agjentit Horge Antun, që ama siç raporton “Il Tempo”, ka dëgjuar së fundmi një tjetër interes: atë të Milanit.

Sipas medias italiane, kuqezinjtë kanë trokitur për të marrë informacion për Dibalën, një ndërhyrje, efekti i së cilës pritet të ndihet edhe në negociatat e lojtarit me zikaltrit.

Related posts

REALIZOI NJË “MAGJI” KUNDËR MANCHESTER CITYT/ Shpallet goli më i bukur i Premier League (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i TIRANËS “driblon” arbitrat: Iu tregoj ç’ndodh me Ngoonë dhe Karabecin

Isa.Autor

Reali nuk heq dorë, 300 milionë euro për të nënshkruar me Neymar

Q.Autor

Leave a Comment